Categories Lajme

“Matura shtetërore 2019”, MAS: Vajzat rezultate më të larta krahasuar me djemtë

Sikurse ndodh çdo fillim viti, pranë ambienteve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) u zhvillua analiza e rezultateve të maturës shtetërore të vitit të kaluar. Vlerësimet e “Maturës Shtetërore 2019” ishin planifikuar për në fund të vitit 2019, por u anuluan për shkak të tërmetit të nëntorit.

Qëllimi kryesor i kësaj analize është njohja e nivelit të arritjeve të nxënësve maturantë të sistemit arsimor kombëtar në tërësi, bazuar në rezultatet e një vlerësimi të jashtëm të standardizuar, si dhe krahasimi i tyre me arritjet vjetore të nxënësve gjatë vitit shkollor 2018-2019.

Një ndër gjetjet kryesore të kësaj analize është diferencimi më i mirë i nxënësve bazuar në arritjet e tyre si rezultat i rritjes së pikëve totale të testeve të “Maturës Shtetërore” nga 50 pikë në 60 pikë. Ndërkohë, raporti vëren se arritjet mesatare të nxënësve gjatë procesit mësimor janë më të larta krahasuar me arritjet në provimet e “Maturës Shtetërore 2019”.

Aplikimi i korrigjimit në mjedis elektronik ka rezultuar i suksesshëm në eliminimin e gabimeve njerëzore të korrigjuesve dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit.

Arritjet mesatare sipas gjinisë në nivel kombëtar tregojnë se vajzat kanë rezultate më të larta krahasuar me djemtë.

Ndërkohë, arritjet e nxënësve që kanë ndjekur shkollën në qytet janë më të larta, kundrejt atyre që e kanë ndjekur shkollën në fshat, gjë që tregon që unifikimi i cilësisë së arsimit për zonat rurale mbetet sfidë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME