Categories Lajme

Maturantët ultimatum Shahinit: Afat deri sot në darkë për plotësimin e kërkesave tona

Maturantët dorëzojnë draftin me kërkesat e tyre në Ministrinë e Arsimit Rinisë dhe Sporteve duke lënë afat deri në mbremjen e sotme për te marrë një përgjigje për përmbushjen e tyre. Një zyrtar i ministrisë sipas tyre ka hedhur firmën në pranimin e draftit të dorëzuar çka nënkupton se drafti do t’u kalojë personave përgjegjës. Në qoftë se përgjigjja nuk u vjen nga ministria në fund të ditës së sotme maturantët lënë të hapur opsionin për të mos hyrë në provimin e radhës apo përshkallëzimin e protestave të tyre.

Mturantët në draftin e kërkesave të tyre kërkojnë rishqyrtimin e testit dhe vlerësim të problematikave në të nga ana e një komisioni të paanshëm. Gjithashtu ata kërkojnë të hiqen nga vlerësimi të gjitha pyetjet që sipas tyre nuk kanë qenë pjesë e sistemit të pyetjeve orientuese. Një pikë tjetër në të cilën  ata ndalen është heqja e identifikimit të tezës, çka nënkupton heqjen e emrit dhe mbiemrit nga testi, me qëllim bërjen e saj sa më diskrete.

Problematikat e ngritura prej tyre kërkojnë një zgjidhje emergjente pasi mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e provimeve të rradhës. Së fundi maturantët ndalen tek gjimnazet profesionale dhe kërkojnë rritje të koeficientit të tyre pasi sitemi aktual i vlerëson me të njëjtin koeficient si gjimnazet e përgjithshme. Këto përbëjnë 5 pikat kryesore të kërkesave të tyre që pritet të shqyrtohen nga ministria.

Krahas dorëzimit të draftit maturantët kanë qelluar me vezë në drejtim të ministrisë së arsimit duke shprehur indinjatën e tyre ndaj këtij institucioni. Pas dorezimit te listes me kërkesat maturantët kane mbyllur për sot protestën e tyre, ndërsa janë shprehur se do të mblidhen sërish nesër në orën 11.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME