Categories Sport

Mayweather qëndron i pamposhtur, shkatërron rivalin japonez

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka fituar me “KO” në raundin e parë ndaj japonezit Tenshin Nasukawa, sportist i kickboxing. Një duel “show” me 3 raunde me nga 3 minuta secili zhvilluar sot në Tokio, por që në fakt zgjati shumë pak. Sfida ishte e vlefshme për eventin “Rizin 14”, që u zhvillua në “Saitama Super Arena”të Tokios, një duel që nuk do të llogaritej në skedën e dy sportistëve. Që në raundin e parë, Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si boksier, tregoi se për të nuk ka duele “show”, duke hedhur dy herë në tapet rivalin anonim. Kjo detyroi gjyqtarin e sfidës që ta ndalte shumë herët atë, me Nasukawa që shpërtheu në lot për këtë disfatë para fansave të tij. Nga ana tjetër, Mayweather qeshte e kërcente në ring, duke mos pësuar asnjë gërvishtje nga pak minuta që qëndroi në ring.

Mayweather rikthehej në ring pas 18 muajsh, që pas fitores ndaj Conor McGregor, në gusht të 2017-ës. Kjo sfidë e boksierit amerikan ishte më së shumti për para, një “show”, ndaj një rivali enigmë dhe pak të njohur. “Ne jemi sërish të dy të pamposhtur dhe u ngjitëm në ring për të argëtuar fansat. Tenshin është ende një sportist i madh, ndërsa unë një sportist tashmë i tërhequr”, tha Mayweather.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME