Detaje të reja janë zbardhur e ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit të 2022, ku pranë stadiumit “Elbasan Arena”, u vra 33 vjeçari Madrid Ulqinaku.
Autori, 18 vjeçari Horgito Peqini i cili mësohet se është edhe nipi i “Mandelës së Elbasanit” u arratis në drejtim të paditur pasi qëlloi me armë zjarri ndaj Ulqinakut.
Ndërsa policia prangosi shokun e tij, Eiden Dimo i cili ishte i pranishëm gjatë sherrit dhe kishte bashkëpunuar me Horgito Peqinin dhe një tjetër 33 vjeçar.
Përmes dëshmisë së 18 vjeçarit të arrestuar, të siguruar nga Ora News, janë zbuluar edhe detajet e reja nga dinamika e këtij krimi të rëndë që i mori jetën babait të një vajze të vogël. Eiden Dimo, i cili ka pranuar në polici se ka qënë në vendin e krimit dhe në shoqërinë e autorit të krimit.
Deshmia
Pasditen e 17 gushtit, Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit.
Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online.
Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë narkotike.
“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë narkotike kokainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pistoletë mbi divan.
Pasi pimë birrat dhe kokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën.
Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pistoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thikë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thikën apo mos e do ti pistoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thikën se pistoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thikën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…” – ka treguar në polici Eiden Dimo.
Në anën e majtë të fotos, viktima, Madrid Ulqinaku 33 vjeç, në anën e djathtë autori, Horgito Peqini, 18 vjeç.

