Categories Teknologji

Mbërrijnë ‘makinat me këmbë’ nga Hyundai (Video)

Mund të mos kemi akoma makina fluturuese, por Hyundai ka ndërtuar më në fund një automjet që mund të ‘ecë’.  ‘Makina me këmbë’ është projektuar që të ecë në terrene të vështira, një prodhim midis makinës elektrike dhe teknologjisë robotike.

Hyundai tregoi një model të vogël të makinës, e cila mund të aktivizojë këmbët robotike për të ecur 3mph (5km / h) në terrene të ashpra. Mjeti gjithashtu është i aftë të hipë në një mur 1.5 metra të gjatë dhe të hidhet në një hendek 1.5 metra të gjerë. Hyundai Elevate mund të jetë i dobishëm për shpëtime emergjente pas fatkeqësive natyrore. Koncepti ka qenë në zhvillim për tre vjet dhe u zbulua në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas. “Në rastet e cunamit ose tërmeteve makinat që përdoren tani mund të shkojnë deri në vende të kufizuara dhe ekipet e shpëtimit duhet të ecin në këmbë në pjesën tjetër të rrugës,”-tha zëvendëskryetari i Hyundai, John Suh. “Elevate mund të shkojë deri në vendin e ngjarjes dhe të hipë mbi rrënojat që kanë lënë pas përmbytjet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME