Categories Lajme

Mbërrijnë në Policinë e Shtetit katër radarë modernë, do të monitorojnë akset rrugore

Policia e Çekisë i ka dhuruar policisë shqiptare katër radarë dixhitalë modernë për monitorimin e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejura, e cila është burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mbështetur në marrëveshjen dypalëshe mes Policisë së Shtetit të Republikës së Çekisë dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për të ndihmuar Policinë Rrugore shqiptare gjatë sezonit turistik 2021 dhe sidomos monitorimin dhe kontrollin e tejkalimit të shpejtësisë së mjeteve, mbërritën në vendin tonë nëpërmjet PKK Morinë, Kukës, dy zyrtarë të Shërbimit të Policisë Rrugore çeke, së bashku me një mjet të Policisë Rrugore çeke, të cilët sollën në Shqipëri 4 radarë dixhitalë modernë që do të përdoren nga Policia Rrugore shqiptare.

Mëngjesin e sotëm, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zyrtarët e Policisë Rrugore të Çekisë zhvilluan një takim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, ku mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Më tej, në sallën e mbledhjeve të DPPSH-së, me rreth 20 punonjës të shërbimit të Policisë Rrugore u realizua trajnimi special me përfaqësues policor të të dy shërbimeve policore, mbi përdorimin praktik të radarit model “Laser Cam4”.

Pas përfundimit të trajnimit dhe njohjes me aparatet dhe me modalitetet e vënies në punë u kryen veprime praktike në terren, në rrugën interurbane kryesore, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Drejtues të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe të Drejtorisë së Certifikimit dhe Trajnimit të Mjeteve Motorike pranë Akademisë së Sigurisë morën pjesë në trajnim, me qëllim përgatitjen e kurrikulave dhe të protokolleve të trajnimit, duke konsideruar se shërbimi i Policisë Rrugore përherë e më shumë po përdor pajisje shpejtësimatëse radarë, dronë fluturues dhe mjete të tjera të teknologjive dixhitale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME