Categories Lajme

Mbërrijnë turistët e parë në Vlorë, çifti polak: Na pëlqen shumë

Kristofer e Violeta, ky çift bashkëshortësh nga Polonia janë ndër turistët e parë të huaj që po vizitojnë zonat bregdetare të Shqipërisë. Kanë udhëtuar me këtë kamper dhe kanë ndaluar këtë të premte në Vlorë. Violeta  tregon se nuk është hera e parë që vizitojnë vendin tonë.

“Është hera e tretë që vijmë në Shqipëri. Na pëlqen shumë këtu. Është shume bukur, ka shume diell. Njerëzit janë të dashur dhe do të rikthehemi gjithmonë. Kemi vizituar edhe qytete të tjera si Durrësi, Ksamili dhe Saranda dhe kemi parë vende të mrekullueshme.

Vlora është një vend shumë i bukur në qëndrojmë këtu afër detit dhe kështu bëjmë dhe ne qytete të tjera. Na pëlqen shumë deti. Se bashku me ne ka ardhur dhe një çift tjetër që kanë makinën e tyre pranë nesh, por që sot zgjodhën të shëtisin me biçikletë,” thotë turistja.

Ata do të qëndrojnë një javë. Kanë mbërritur nga Mali i Zi dhe më pas do të vazhdojnë turin turistik drejt Turqisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. “Pas Shqipërisë do të largohemi drejt Turqisë, ku do të  shkojmë në Alania”. Vendi ynë vijon të ketë masa kufizuese për shkak të pandemisë. Po turistëve të huaj duket se nuk ju bëjnë përshtypje, pa maska po të veçuar, shfrytëzojnë orët me diell për shëtitje dhe shijojnë ushqimet shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME