Categories Lajme

Mbërrin i ftohti polar

Mbërrin i ftohti siberian. Duke filluar nga e enjtja, i gjithë vendi do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të ulëta, ku në zonat malore do të arrijnë deri në -13 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta do të arrijnë deri në -4 gradë.

Nga mesnata e së martës ulja e temperaturave me 4 gradë Celcius do të shoqërohet edhe me reshje shiu dhe dëbore vetëm gjatë orëve të natës. Masat e ftohta që vijnë nga Lindja do të prekin të gjitha zonat nga veriu ne jug, duke përfshirë edhe rajonet bregdetare.

I gjithë vendi do të përfshihet nga era të forta dhe sipas sinoptikanëve kjo situatë e motit pritet të vijojë për disa ditë.

Qytet më të ftohtë do të jenë Peshkopia, Puka, Erseka dhe Korça me -11 gradë Celcius. I ftohti polar do të kulmojë në fundjavë, të premten dhe të shtunën ku temperaturat do të arrijnë -13 gradë Celcius. Kjo valë të ftohti me reshje dëbore dhe temperatura nën zero pritet të zgjasë deri të dielën.

Vetëm pas 5 ditësh temperaturat do të kthehen në vlerat e tyre normale.

Për shkak të motit të keq në detin Adriatik dhe Jon,  Drejtoria e Përgjithshme Detare u kërkon subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasoje erës së fortë dhe temperaturave disa gradë nën zero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME