Categories Lajme

Mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas

Trupi i 35-vjeçarit Kostantinos Kacifa ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar mjeko-ligjore. Burime bëjnë të ditur se transferimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila po heton tashmë vrasjen e Kacifës.

Tvklan.al sjell pamjet kur trupi i pajetë mbërrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pranë QSUT në kryeqytet.

Trupi i 35-vjeçarit ndodhej në morgun e spitalit të Gjirokastrës. Familjarët refuzuan ta tërhiqnin, duke kërkuar të bëhej një ekspertizë e dytë nga një mjek grek. Të afërm të Kacifas kërkojnë që të saktësohet se nga çfarë distance është qëlluar 35-vjeçari dhe nëse plumbat që kanë goditur makinën e policisë janë nga arma e tij.

Kostantinos Kacifa humbi jetën ditën e diel gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në fshatin Bularat të Dropullit, në Gjirokastër. Minoritari grek qëlloi me armë i pari uniformat blu për shkaqe ende të paqarta. Ai refuzoi që të dorëzohej dhe të hidhte armën, duke qëlluar me breshëri ndaj RENEA-s. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, 35-vjeçari mbeti i vdekur./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME