Categories Showbiz

“Mbesa” sekrete e themeluesit të Lamborghini-t kërkon miliardat!

Një estetiste italiane ka pajtuar një detektiv privat për të marrë ADN-në nga një trashëgimtare e pasurisë së grupit të makinave sportive Lamborghini, duke pretenduar se është linjë e gjakut të tyre. Në betejën e famshme ligjore në Itali, 35 vjeçarja Flavia Borzone, është paditur për shpifje nga i biri i prodhuesit legjendar të makinave sportive, pasi kishte deklaruar publikisht se ai kishte pasur lidhje me nënën e saj dhe se ishte babai saj i vërtetë.

Borzone, estetiste nga Napoli, thotë se Tonino Lamborghini, i biri i Ferrucio Lamborghini, ishte njohur me nënën e saj, këngëtarja e operas ‘Neapolitane’ Rosalba Colosimo, në fund të viteve 1980, dhe kishin nisur një lidhje së bashku. Vetë Borzone ka lindur në vitin 1988 por ka nisur pretendimet e saj publike prej 2019 në disa programe televizive dhe revita ‘showbiz’. Ajo thotë se është detyruar të pajtojë detektivë privatë për të kërkuar në mbeturinat e këngëtares Elettra Lamborghini, bija e Tonino’, për të gjetur mostra ADN-je, pasi familja ka refuzuar të japë prova të tilla.

Rrjedhimisht një test i fijes së flokut të Elettra i gjetur nga detektivet, u bë nga University of Ferrara i cili provoi lidhje gjenetike mes Borzone e Lamborghini. Por avokatët e familjes thonë se fija e flokut është marrë pa miratim prandaj nuk mund të merret si provë zyrtare. Avokati i estetistes Sergio Culiersi, tha se ADN përputhej “100 përqind me këngëtaren dhe provon se dy gratë janë motra”. “Ne duam të tregojmë se Flavia Borzone nuk kërkon të ofendojë zotin Lamborghini, por vetëm të njihet si bija e tij, ajo ka jetuar për shumë vjet pa e ditur kush është babai i saj”, shtoi avokati.

Borzone gjithashtu kishte regjistruar një bisedë me trashëgimtarin e Lamborghini, kompania €400 milionëshe e mallrave të luksit me produkte të frymëzuara nga ajo e automobilistikës. “Në bisedë zoti Lamborghini pranon se ka pasur një marrëdhënie me Colossimo”, tha avokati i estetistes duke shtuar se Borzone nuk po ndiqte çështjen për përfitim financiar, shkruan DailyMail .“Ajo kërkon vetë të vërtetën. Sikur të ishte për paratë, Flavia do ta kishte bërë këtë kur ishte dy vjeç”. Gjyqi do të rinisë në mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME