Categories Lajme

Mbështetën Berishën, Basha zëvendëson sekretarët e “Foltores”, kush janë të besuarit e rinj

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zëvendësoi dje 11 ish-funksionarët e Partisë Demokratike që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit. Pas vendimit të mbledhjes së dy javëve më parë, ku Këshilli i PD-së u mblodh për të shkarkuar funksionarët që shkuan në Kuvendin e Berishës, dje 260 anëtarë të këshillit, nga 479 që janë në total, miratuan me votim të hapur propozimet e kryedemokratit Basha për funksionarët e rinj. Kështu, Arta Sakja do të jetë kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PDsë.

Ajo zëvendësoi Edi Palokën. Ndërkohë, Indrit Sefa zëvendëson Ivi Kason, i cili pak muaj më parë u zgjodh sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore. Sakaq, Roland Bejko do të jetë sekretar për politikën vendore. Ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku do të zë vendin e Belind Këlliçit si sekretar për diasporën.

Megjithatë, mbledhja e djeshme nuk kaloi pa debate. Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai i cili kërkoi që PD, e cila vinte pas mbledhjes së 18 dhjetorit ku theksoi shkëputjen nga berishizmi, nuk duhet të zgjidhte sekretarët e rinj pa kandidatë rivalë.

Por Jemin Gjana, ndonëse e mbështeti në ide, shtoi se këtë herë kjo skemë s’mund të funksionojë, sepse prishet standardi për sekretarët që janë aktualisht. Ndërkohë. kryedmeokrati Basha u shpreh i hapur për të marrë kandidatura nëse do të kishte nga anëtarët e këshillit. Por ai shtoi se nëse nuk ka njeri propozime, atëherë sipas tij, është më e ndershme që të mos vendosen kandidatë fiktivë.

SEKRETARËT DHE ANËTARËT E RINJ TË KRYESISË

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja

Sekretar organizativ: Flamur Hoxha

Sekretar ligjor dhe zgjedhor: Indrit Sefa

Sekretar për pushtetin vendor dhe decentralizimin: Roland Bejko

Sekretar për emigracionin dhe diasporën: Kreshnik Çollaku

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:

Agron Kapllanaj, Gazment Koduzi, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Xhemal Gjunkshi

Komisioni i Apelit, Etikës dhe Disiplinës:

Kryetare: Flutura Açka\ Anëtarë: Dash Sula, Orjola Pampuri, Xhemal Bushati, Arbi Agalliu

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:

Kryetari i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja

Sekretari Organizativ: Flamur Hoxha

Sekretari për çështje ligjore dhe elektorale: Indrit Sefa

TË SHKARKUAR, Kryetari i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të Kryesisë: Flamur Noka,Aldo Bumçi, Gent Strazimiri,Albana Vokshi,Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME