Categories Lajme

Mbështetje masive në Kuvend/ Berisha mëshiron Bashën: Do mbetet deputet, nuk e përjashtoj

I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Bashën nuk do e përjashtojë nga PD dhe ai do të vazhdojë mbetet deputet.

Pas pjesëmarrjes masive në Kuvendin e 11 Dhjetorit me mbi 4000 anëtarë të pranishëm që votuan pro shkarkimit të Bashës, ndryshimit të vulës dhe qeverisjes së PD nga Komisioni i Rithemelimit deri në 22 Mars 2022, Berisha ka deklaruar se do të thërrasë në takim të gjithë deputetët që mbështesin Bashën dhe do të presë që ata të pajtohen me vendimet e kuvendit të tij.

“Do të filloj t’i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë.

Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara”,-deklaroi ai.

Çim Peka: Do të thërrisni edhe Gjekmarkajn, Salianjin, Dumën dhe Tabakun që janë kritikët tuaj më të ashpër?

Sali Berisha: Nuk përjashtoj asnjë.

Çim Peka: Do ta thërrisni Bashën për takim?

Sali Berisha: Ka një çështje të tmerrshme etike. Në kod moral besëprerit dora nuk i jepet. Por ky është një traditë, atij që të pret në besë nuk i jepet dora. Zoti Basha mbetet deputet i PD. Nuk përjashtoj njeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME