Categories Lajme

Mbështetje për luftën, Ukraina u kërkon vendeve ta bëjnë të paligjshëm simbolin “Z”

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve që të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z” që tregon mbështetje për luftën.

Fillimisht simboli u përdor për të shënuar tanket ruse në Ukrainë, dhe mendohet se do të thotë “za pobedu” (për fitore) – është miratuar nga rusët për të sinjalizuar miratimin e pushtimit.

Tre shtete gjermane – Berlini, Bavaria dhe Saksonia e Poshtme – kanë thënë tashmë se kushdo që tund simbolin për të promovuar luftën mund të dënohet me deri në tre vjet burg.

Edhe ministria e brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar se ata që shfaqin simbolin për të miratuar pushtimin mund të ndiqen penalisht.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitry Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e Gjermanisë.

“Z” do të thotë krime ruse të luftës, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë,” shkroi Kuleba në Tëitter. “Mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet”.

Simboli është ngjitur në një numër ndërtesash në Gjermani dhe tashmë është parë në bluza, flamuj dhe makina, sipas ministrisë së brendshme.

Lituania është ndër vendet e tjera që po shqyrton ndalimin e simbolit. Nëse miratohet atje, shkelësit mund të përballen me një gjobë deri në 500 € (423 £).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME