Categories Lajme

Mbeten stok gjelat e detit në Zadrimë, fermerët: Kemi ulur çmimet, ka pak kërkesa

Gjelat e detit të rritur me shumë përkujdesje nga fermerët mund ti shohësh çdo ditë në superstradën Lezhë-Shkodër. Fermerët i ekspozojnë jo pa qëllim në këtë zonë të lëvizshme shumë nga automjete pasi dëshirojnë ti shesin. Siç e do tradita gjeli i detit është simboli i tryezave në festat e fundit vitit.

Edhe pse kanë ulur çmimet, kërkesat sipas fermerëve këtë vit janë më të pakta se më parë. Në Lezhë çmimi i gjelit të detit varjon nga 600-700 lekë për kg, 20% se një vit më parë edhe pse janë rritur çmimet e ushqimeve për rritjen e tyre dhe nuk llogaritet kostoja e punës që bëjnë familjet në Zadrimë.

 “Shumë rënie krahasuar me vitin e kaluar, as gjysmën e pulave të vjetëshme nuk kemi shitur”, ka thënë një fermer. “Kocentratet ushqimet janë shumë shtrenjtë dhe vjen në rritje ndërsa blerja e gjelave të detit tendenca është në ulje. Askush s’na ndihmon. Cmimet e koncentratës ulen ndërsa çmimet e tyre i ulim”, ka thënë një tjetër fermer. Specialisti i veterinaries Gjovalin Kaceli shpjegon situatën e vështirë të këtyre fermerëve.

 “Ka subvencion fare të ulëta, këta si prekin shumë. Politikat më të mëdha duhet të jenë në tregtimimin të këtij produktit. Nëse nuk shiten në gjysmën e dhjetorit ky produkt do shtyhet për tu tregtuar dhjetorin tjetër. Ata që i rrisin do kenë humbje shumë të mëdha nëse shtyhet shitja e një vit”, është shprehur specialisti i Veterenarisë Gjovalin Kacelli. Sipas ekspertit mishi i gjelit të detit ka element ushqyes shumë të lartë.

“Ky është një mish shumë i pasur me proteinë që është i rëndësishëm në kohën e virozave për njerëzit që ndihmojnë në trupin e njeriut”, ka thënë ai. Kuzhinierët e restoranteve të zonës së Zadrimës përpiqen që ta gatuajnë jo vetëm për festa por dhe gjatë ditëve të tjera të vitit. 20 mijë gjela deti kanë mbetur stok në zonën e Zadrimës dhe fermerët shpresojnë që në ditët në vazhdim të shesin një pjesë të tyre pasi nuk kanë më fuqi ekonomike ti ushqejnë dhe një vit tjetër./

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME