Categories Lajme

Mbeti i plagosur/ Atentati në “Don Bosko”, flet xhaxhai i Fatjon Muratit: S’kemi konflikte me asnjë

Xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së dielës gjatë një atentati në lokalin e nipit të tij në Don Bosko, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë.

Ai ka treguar se nuk kishte mundur të shikonte asgjë identifikuese nga silueta e dy personave që qëlluan drejt lokalit ku ndodhej.

Sahit Murati, i cili dyshohet nga policia se ishte objektiv i këtij atentati, ka treguar se në lokal ndodhej pasi po shikonte një ndeshje futbolli ai ka dëgjuar krisma të forta si dhe thyerjen e xhamave,

Murati ka rëfyer se është shtrirë në dyshime, duke mos pasur asnjë mundësi të shikonte personat që qëlluan por edhe të reagonte karshi tyre. Gjithashtu ai ka pohuar se ai dhe familja e tij nuk kanë konflikt me asnjë.

Kujtojmë se antentati mafioz ndodhi gjatë mbrëmjes të së dielës ku dy persona kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit. Si pasojë e të shtënave mbeti e vrarë Mimoza Paja banakierja e lokalit, si dhe u plagosën 5 persona të tjerë dhe një vajzë e mitur e cila ishte mbesa e viktimës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME