Categories Lajme

Mbi 1 milion euro në kamion, arréstohet drejtuesi i mjetit i ardhur nga Italia

Detaje të reja janë zbardhur nga Porti i Durrësit aty ku gjatë kontrollit të një mjeti u gjeten mbi një milionë euro të pajustifikuara, taksa mësohet se është shoqëruar nga blutë e qytetit bregdetar shoferi i kamionit. Kjo sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një mjeti.

Menjëherë pasi u njoftua nga policia në doganë duke ndaluar kështu drejtuesin e mjetit i cili ndodhej i vetëm. Deri më tani burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit. Në bazë të analizës së riskut mësohet se mjeti është përzgjedhur nga sistemi me risk dhe është kapur nga skanimi, i cili ka zbuluar që kishte para të fshehura. Zbulimi i parave është bërë pak pas mesnatës së kaluar, ndërsa nga përdorimi i skanerit janë pikasur edhe shuma e madhe e parave të fshehura në një kamion që ishte nisur nga Bari. Mësohet se paratë janë në valutën euro ndërsa nuk bëhet i ditur ende emri i poseduesit të tyre, nga ishin nisur dhe kush ishte destinacioni. Operacioni është realizuar nga strukturat doganore në bazë të analizës së riskut. Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Pólicia për hétime te mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME