Categories Lajme

Mbi 1100 viktima në Izrael dhe Gaza, SHBA i premton avionë Tel Avivit

Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar edhe gjatë natës. Rreth 1,100 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Izrael dhe Gaza pas sulmit masiv të koordinuar nga militantët e Hamasit që filloi herët të shtunën.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklarojnë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi një numër i madh njerëzish janë plagosur rëndë.

Ekipet e shpëtimit thonë se kanë gjetur 260 trupa në një festival muzikor i cili u sulmua nga militantët e Hamasit.

OKB ka deklaruar se sulmet ajrore hakmarrëse të Izraelit kanë zhvendosur 123,000 palestinezë në Gaza dhe afro 74,000 kërkojnë strehim në shkolla.

Spitalet në Gaza janë tejmbushur dhe po përballen me ndërprerjet e energjisë elektrike. OKB-ja thotë se burimi i fundit i energjisë i Gazës, i vetmi termocentral i saj, mund të mbetet pa karburant brenda disa ditësh. Disa vende të tjera kanë thënë se qytetarët e tyre janë vrarë ose rrëmbyer nga Hamasi

Të dielën në mbrëmje, raketat po lëshoheshin ende nga enklava palestineze e Gazës në jug të Izraelit, deklarojnë mediat ndërkombëtare.

SHBA-ja e ka afruar aeroplanmbajtësen e saj më afër Izraelit, ndërsa Presidenti Joe Biden premtoi mbështetjen ‘të qëndrueshme’ të Uashingtonit për Tel Avivin. Ai ka thënë se do të dërgojë më shumë armë, një lëvizje e denoncuar si “agresion” nga Hamasi.

Zyrtarët amerikanë presin që Izraeli të nisë një inkursion tokësor në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme.

Ndërkohë çmimet e naftës u rritën të hënën, ndërsa investitorët vlerësuan mundësinë e një konflikti të zgjatur në rajonin prodhues të naftës

Një valë sulmesh e nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes ishte përshkallëzimi më i madh midis dy palëve për dekada.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME