Mbi 4 mijë abonentë kanë përfituar falje të kamatvonesave, duke aplikuar pranë zyrave të Kujdesit të Klientit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. OSHEE bën të ditur Për faljen e kamatëvonesave, Çela tha se procesi ka filluar që dje i zerimit të kamatëvonesave. Nga vendimi i qeverisë për faljen e kamattvoensave përfitojnë në total 227 568 abonentë, prej të cilëve 205 228 janë familjarë dhe 22 340 konsumatorë biznes.
Shuma totale e falur e kamatëvonesave arrin në 15,8 miliardë lekë ose mbi 135 milionë dollarë. Kategoria e parë e përfituesve janë ata të cilët kanë një borxh të vjetër dhe janë aktualisht në një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen e këtij detyrimi me këste, përkrah faturës mujore.