Categories Lajme

Mbi 40 mijë euro përfitime, ja çfarë zbuloi Anti-korrùpsiòni maqedonas në bastet sportive

Antikorrupsioni ka zbuluar keqpërdorim serioz të të dhënave personale dhe dyshon për përvetësim ose pastrim parash nga disa bastore sportive. Anëtari i anti-korrupsionit, Goran Tërpenoski, për Alsat u shpreh se kanë kontrolluar të dhënat e disa zyrtarëve, prej ku kanë zbuluar se disa bastore në fletë- paraqitjet tatimore të dorëzuara në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, u kanë evidentuar fitim, megjithëse kjo nuk ka ndodhur.

Deri më tani, nuk tregon kush janë këto bastore dhe sa njerëzve u janë keqpërdorur të dhënat. Për momentin, anti-korrupsioni thotë se kanë prova për shumë prej 40,000 eurove.

“Erdhi njeriu, i morëm shënim zyrtar dhe thotë – në fletëparaqitjen tatimore nuk kam fitim nga lojërat e fatit. Pra, është një mashtrim me të dhënat personale. Bastoret, domethënë, sigurisht që është një rrjet i madh, por këtë duhet ta shqyrtojnë institucionet.

Në deklaratat tatimore, ata ju fusin fitim nga lojërat e fatit, dhe ti si lojtar nuk ke asnjë detyrim. Tatimi është paguar, gjithçka është në rregull për ty, nuk je i dëmtuar, por edhe nuk e di se një gjë e tillë ka ndodhur”, tha Tërpenoski.

Tërpenovski thotë se për këtë problem janë informuar MPB, Policia Financiare dhe DAP. Prokuroria tashmë ka zhvilluar edhe procedurë parahetimore. Nga Komisioni kundër korrupsionit propozojnë si parandalim, që të mos vijë deri te raste të këtilla, të bëhen ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit. Përkatësisht, të mos lejohet më pagesa e fitimit me para në dorë, por vetën në llogari të transaksionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME