Categories Lajme

Mbi 400 aplikime online për rindërtimin në Bashkinë Lezhë!

Aplikimet online të programit të rindërtimit për banoret e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit në Bashkinë Lezhë po ecën me ritme të shpejta. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj tha se deri më tani janë kryer mbi 400 aplikime dhe me këto ritme pune procesi pritet të mbyllet para afatit të përcaktuar, që është data 29 shkurt.

Aplikimet që në javën e parë kanë qenë në masën e 35-40% nga ankesat që kemi marrë dhe janë aplikuar dhe akt-konstatimet që kemi bërë. Bashkë me aplikimin online nis dhe verifikimi i banesës në terren. Si afat procesi i aplikimit online për rindërtimin është deri më 29 shkurt, por në Bashkinë Lezhë mendoj se do mbaroj para afatit’,tha Pacaj.

Aplikimet online bëhen në sportelet e ngritura për këtë qëllim, në qytetin e Lezhës dhe Njësitë Administrative ku ka pasur dëme nga tërmeti. Në ndihmë të personave që janë të paqartë me aplikimin online, Bashkia Lezhë ka vënë në dispozicion punonjës për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, me qëllim që mos të krijohen vonesa dhe vështirësi për ta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME