Mbledhja e komisionit të mbrojtjes civile në rang qarku Vlorë,takim në Vlorë në prag edhe të situatës së pritshme të rreshjeve në qark, por edhe në të gjithë vendin.Plan masash dhe plan veprimet që duhen marrë nga të gjitha institucionet,në prag të situatës së pritshme të rreshjeve,por gjatë takimit është folur dhe për situatën e kaluar nga zjarret në rang qarku. Takimi i drejtuar nga prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj,ndërsa të pranishëm ,përfaqësues nga shtatë bashkitë e qarkut Vlorë,policia,zjarrfikëset,dhe institucione të tjera,në lidhje me situatat në pritje. Takimi realizohet në kuadër të masave në rast rreshjesh dhe problematikat që mund të krijohen nga përmbytje të mundshme ka theksuar prefekti Mamaj,sipas të cilit situata aktualisht është e qetë dhe jo problematike,me përjashtim të dëmtimit të urës së Vanës në Delvinë,situatë e cila mbetet nën monitorim.Referuar situatës së zjarreve prefekti i qarkut Flamur Mamaj ka theksuar se ,situata ka qenë më problematike,krahasuar me një vit më parë. Janë rregjistruar këtë vit 157 zjarre nga 93 zjarre një vit më parë në 2018 ,ndërsa dëmet e evidentuara kanë qenë disa here më të larta se një vit më parë. Fatmirësisht nuk ka patur humbje jetësh,por zjarret e evidentuara ,kanë qenë kryesisht të qëllimshme në të gjithë territorin e qarkut. Komisioni i mbrojtjes civile, në rang qarku Vlorë ka dhënë një pasqyrë edhe të situatës pas tërmetit të rënë rreth një muaj më parë,por problematika kryesore lidhet me situatën nga rreshjet dhe përmbytjet e mundshme,në zonat të cilësuara me risk të lartë,si në zonën e Novoselës,por edhe zona të tjera problematike në rang qarku.


