Categories Lajme

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Silva Bino jep shifrat e vaksinimit: Cilat janë bashkitë dhe moshat më ‘problematike’

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve është vënë theksi të kryerja e vaksinave, në një kohë kur numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital ka qenë i ulët.

Sipas shefes së sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino në vendin tonë kanë hyrë 3 milionë vaksina, shumica e të cilave janë administruar.

Nga ana tjetër Bino zbuloi dhe bashkitë me mbulesën më të lartë dhe më të ulët vaksinale.

Eugena Tomini: Niveli i pozitivitivetit ka qenë 3% në raport me testet që janë kryer në 24 orë, ka një trend shumë herë më të ulët të shtrimeve spitalore. Theksojmë që vaksinimi është tepër i domosdoshëm, jemi në kohë për ta bërë këtë.

Silva Bino: Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza Covid, vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga Coromavax dhe Astra Zeneca. Kemi një mbulesë me një dozë 50% të popullatës nga 12 vjeç e lart, rreth gjysma e popullatës është e vaksinuar. Sa i rtakon bashkive me mbulesë të lartë vaksinale, është Mirdita, Tirana, Belsh, Sarandë, Gjirokastër.

Bashkitë me nivel të ulër vaksinimi, Laçi, Malësia e Madhe, Elbasani dhe Shkodra, për të cilët ne po përpiqemi që të ndryshojë. Për personat mbi 80 vjeç e lartë kemi një mbulesë të lartë vaksinale. Mbulesë të ulër vaksinale kemi në moshat e reja 40-50 dhe nën 40 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME