Categories Lajme

“Mblidhni mendjen”/ Inxhinierja Luljeta Bozdo thirrje gjithë shqiptarëve që të fshijnë nga telefoni aplikacionin e tërmetit

Lëkundjet e tokës pas tërmetit të 26 nëntorit vijojnë në vend, por nuk janë me magnitudë të lartë.

Një nga ekspertet e fushës së ndërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të fshijnë nga telefonat e tyre aplikacionin për tërmetet. Ajo theksoi se duhet të ‘mbledhin mendjen’ për të mos i zënë paniku.

“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo.

Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.

Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është. Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune.

Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu.”, u shpreh ajo në emisioni Tempora në RTV Ora.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME