Nga selia blu, ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj deklaron se “Rama rikthen në poste drejtuese policët që mbollën Shqipërinë me d rogë bashkë me k rimin e o rganizuar”.
Permes nje deklarate per mediat, ai numeron rastet flagrante ne te cilat jane perfshire dy te zgjedhurit e tij, njeri, sipas tij, si person i besuar i Erjon Braces, qe ishte “shef i komisariati kur avioni i d rogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të t rafikut të d rogës me avion”, nderkohe qe kryepolici i Rrugores, njihet sipas tij, “në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe t rafikimin e d rogës”.
“Edi Rama po rikthen në krye të policisë njerëzit e Saimir Tahirit me të cilët mbolli Shqipërinë me d rogë, duke e shndërruar vendin në Kolumbinë e Europës.
Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me k ultivimin dhe t rafikimin e k anabisit.
Ai ishte shef i komisariati kur avioni i d rogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të t rafikut të d rogës me avion.
Drejtori i ri i Policisë në Lezhë, Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me k anabis.
Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe t rafikimin e d rogës.
Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe k riminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me k anabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të v jedhur zgjedhjet. Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184″, tha Alibeaj.
