Orin Julie, 25 vjeç, është bërë e famshme dhe ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale, falë pasionit për armët.
Ajo tashmë quhet edhe “Mbretëresha e armëve”, pasi poston foto të ndryshme me armë në Instagram.
25-vjeçarja që e kalon jetën mes Izraelit dhe SHBA-së, thotë së shteti amerikan ka ligjet më të mira për armët, pasi iu jep mundësinë të gjithëve që të kenë të paktën një të tillë.
Julie shprehet se ndjen një emocion të madh, sa herë që shkrep një armë dhe i do aq shumë ato, sa ka krijuar edhe një komunitet për armët.







