Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabeth II-të është duke kërkuar një person për të menaxhuar rrjetin e saj social.
Këtë gjë e ka bërë të ditur faqja e internetit e familjes mbretërore. Personi që do ta fitojë këtë punë do të kujdeset dhe duhet të gjejë mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës në sytë e publikut dhe në skenën ndërkombëtare.
Mediat britanike shkruajnë se personi që do të bëjë këtë punë do të merret me menaxhim e rrjeteve sociale dhe me menaxhimin e lajmeve të përditshme në platformat digjitale dhe të rrjeteve sociale.
Zyra e këtij personi do të jetë në Pallatin Buckingham. Ndërsa paga mujore do të jetë plot 30,000 paundësh.
Personi do të punojë 37,5 orë në javë, nga e hëna deri të premten.
