Categories Lajme

Mbulohet nga mbeturinat bregdeti i Shëngjinit

Në bregdetin e Shëngjinit kanë mbërritur tonelata mbeturinash nga prurjet e reshjeve. Një situatë kjo që rëndohet çdo ditë, ndërsa Bashkia e Lezhës ka deklaruar se do të ndërmarrë një aksion për pastrimin e bregdetit.

Në bregdetin e Shëngjinit kanë mbërritur tonelata mbeturinash nga prurjet e reshjeve. Kjo ndotje sa vjen e rëndohet pasi mbetje të tjera vijnë e përfundojnë aty çdo ditë. Për këtë arsye edhe bashkia e Lezhës do nisë punën për largimin e tyre megjithëse kjo e zgjidh problemin për pak kohë.Tonelata inerte kanë mbuluar bregdetin e Shëngjinit në zonën e Vainit. Rrjedha e lumit Drin depozitoi drejt detit Adriatik çdo mbetje që gjeti rrugës, pas prurjeve të shumta si pasojë e reshjeve intensive.

Furnizimi i bregdetit me mbeturina vazhdon. Edhe për bashkinë e Lezhës  është një situatë që duhet zgjidhur. Largimi i mbetjeve është vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin për pak kohë.Por eliminimi  kërkon më shumë se kaq dhe nënkryetari i bashkisë Ermal Pacaj tregon hapat që do ndërmerren.

“Për sa i përket planeve afatgjata, nga Bashkia Lezhë po shihet mundësia për të shtuar infrastrukturën në shërbim të qytetarëve, për mbetjet urbane. Normalisht që edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të bëj pjesën e saj. Bashkia Lezhë është përzgjedhur nga GIZ për të bërë studimin e fizibilitetit të një mundësie që në të ardhmen të ndalojmë volumin e mbetjeve urbane, që nëpërmet shtratit të lumit Drin, derdhen në det”, tha Ermal Pacaj nënkryetari i bashkisë Lezhë.

Vërshimet në bregdetin e Lezhës janë fenomen që zgjatet deri në muajin prill kur edhe ulet intensiteti i shirave.Nëse bëjmë përllogaritje, atëherë duhet të merret me mend sasia e mbeturinave që përfundon në këtë plazh deri në pranverë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME