Categories Lajme

Mbushi dyqanin me mallra greke pa doganë, policia arreston korçarin

Një 47-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi kaloi një sasi mallrash kontrabandë nga Kapshtica që më pas t’i shiste në minimarketin e tij. Bëhet e ditur se 47-vjeçari me iniciale O. C. u ndalua nga policia tek rrethrrotullimi i fshatit Miras, Devoll ku edhe iu kontrollua automjetin tip “Benz”.

Pas kontrolleve, në makinë atij iu gjet një sasi me mallrash ushqimore, paketa me cigare dhe pije alkoolike për të cilat ai nuk ka kryer detyrimet doganore dhe dyshohet se do t’i tregtonte në minimarketin e tij, në lagjen nr. 15, Korçë.

Po ashtu, njoftohet se, në hyrje të qytetit të Bilishtit, policia bëri kontrolle edhe në automjetin e një qytetari me iniciale Gj. F. të cilit iu gjet një sasi me medikamente mjekësore, me mbishkrime në gjuhën greke, pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME