Categories Lajme

Mbyllen aplikimet për Universitet, rezultatet dalin më 1-2 shtator

Pas anktheve të provimeve, maturanët tani do të presin se cilën degë nga 10 të përzgjedhurat do të kapin për në Universitet. Është mbyllur procesi i aplikimit te maturantëve për në shkolla të larta me përjashtim të atyre që kanë provime në vjeshtë. Rreth 24 mijë maturantë kane shprehur interes për të frekuentuar arsimin e lartë në vendin tonë. “Aplikimet kanë mbaruar. Kanë pasur një periudhë 6 ditore që ka qenë në dispozicion të maturantëve për të aplikuar. Ka qenë një numër i mirë maturantësh që kanë shprehur dëshirën për të aplikuar në Universitet, rreth 24 mijë të tillë. Nga të cilët 96 % e tyre plotësuan formularin A2 dhe janë pjesë e procesit”, tha Arjan Xhelaj drejtor i RASH.

Rrjeti Akademik Shqiptar nis tanimë përpunimin e të dhënave të maturantëve. “Më 25 Gusht do të fillojë shkarkimi i të gjitha të dhënave të studentëve nga Universitetet provate dhe publike që nuk kanë pasur konkurse. Universitete do të kenë kohë 6 ditë për të përpunuar të dhënat dhe për të nxjerrë renditjen. Me përfundimin e procesit të llogaritjes së rezultateve dhe nxjerrjes së renditjes përfundimtare për çdo program studimi, ringarkohen në sistem dhe të dhënat do të jenë publike më 1 shtator”, tha Arjan Xhelaj drejtor i RASH.

Rezultate e maturantëve do të shpallen në datë 1 shtator dhe në datën 2 nis regjistrimi i tyre sipas degëve që kanë fituar. “Vetëm nëpëmrjet Id-s, maturanti mund të futet në sistem do të shikojë ku ka fituar”, sqaroi Arjan Xhelaj drejtor i RASH. Ndërsa maturantët që duan të studiojnë në arkitekturë, arte apo sporte duhet të tregojnë vëmendje për t’u njohur me datat e konkurseve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME