Categories Lajme

Mbyllet hetimi për vdekjen e Enea Ftoit në komisariat: Nuk u ushtrua dhunë

“Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë”. Ky ka qenë përfundimi i hetimeve administrative nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit.

27-vjeçari, baba i dy ëfmijëve, vdiq në ambientet e komisariat të Korçës, ndërkohë që familjarët e tij akuzuan për dhunë policët. Nga hetimet e Avokatit të Popullit, thuhet se Ftoit i ka pushuar zemra.

HETIMI I AVOKATIT TË POPULLIT
Ndaj Enea Ftoit nuk eshte ushtruar dhune fizike. Jane respektuar te drejtat ligjore gjate veprimeve te kryera nga policia lidhur me oren e arrestimit sigurimin e mbrojtesit, njohja me te drejtat etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton qe shkaku i vdekjes se 27 vjecarit ka qene, ndalimi i menjehershem i punes se zemres, me mekanizmin e ishemise akute te miokardit, semundje kronike te mushkerive dhe prezence te produkteve narkotike. Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjësve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh. Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese. Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve. Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve. Si dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.

NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME