Vodafone Albania njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e kompanisë Abcom.
Abcom është kompania më e madhe kabllore në Shqipëri dhe rrjeti i saj mbulon rreth 460.000 familje në Shqipëri. Aktualisht, kompania ofron internet kabllor dhe shërbime Pay-TV për më shumë se 100.000 familje në vend.
Ky transaksion është pjesë e strategjisë së Vodafone Group për të zgjeruar portofolin e shërbimeve të saj me internet fiks dhe shërbime televizive. Kjo blerje e bën Vodafone Albania një kompani telekomunikacioni të plotë me të gjitha shërbimet, telefoni fikse, celulare dhe shërbime televizive për familjarë dhe biznese.
Transaksionii do t’i nënshtrohet proçedurave rregullatore për marrjen e aprovimit nga autoriteti përkatës.
Pas finalizimit të transaksionit, Vodafone Albania do të ndjekë një plan të ri strategjik investimesh për kompaninë. Vodafone Albania parashikon të prezantojë në treg një gamë të re shërbimesh dhe produktesh të konvergjuara, duke i ofruar konsumatorit shqiptar, krahas shërbimeve më cilësore të telefonisë celulare, edhe një paketë të plotë dhe të zhvilluar shërbimesh të internetit fiks dhe Pay-TV.
Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris deklaroi: “Vodafone Albania është investitori më i madh i huaj në Shqipëri.
Ky transaksion rithekson besimin tonë në potencialin në rritje të ekonomisë shqiptare.
Integrimi i Abcom do të forcojë Vodafone Albania dhe do na japë mundësinë t’i ofrojmë konsumatorëve dhe bizneseve një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh të internetit fiks, Pay-TV dhe telefonie celulare, duke drejtuar kështu zhvillimin e shoqërisë digjitale në Shqipëri.