Categories Lajme

Mbyllet mbledhja në KLGJ për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës, çfarë u vendos

Ka përfunduar mbledhja në KLGJ mbi shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Mbledhja e sotme përfundoi pa marrjen e një vendimi, ndërkohë që u vendos shtyrja e seancës për në datën 4 Mars. Gjatë mbledhjes Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares pasi shkeljet e bëra prej saj nuk vijnë nga paaftësia por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm.

Ndërkohë që vetë Enkelejda Hoxha nuk ka pranuar që të jetë e pranishme në seancë, për shkak se nuk preferon që të shkojë si e arrestuar, dhe ka kërkuar shtyrjen e saj. Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, të cilat detyrimisht duhet të jenë të arsyetuara, në zbatim të procesit të rregullt ligjor, dhe mundësisë për ushtrimin e kontrollit të tyre jo vetëm gjyqësor por dhe në këndvështrim të kontrollit për efekt procedimi disiplinor.

Në analizë të kriterit “shkalla e fajësisë dhe motivi” në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor paraprakisht vlerësohet se: veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj; Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita”, tha Metani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME