Categories Lajme

Mbyllet qarkullimi në Bypass-in e Fierit/Balluku: Punimet janë drejt përfundimit

Bypass-i i Fierit do të jetë i mbyllur deri në 1 maj, pasi do t’i nënshtrohet punimeve përfundimtare. Duke nisur që nga data 27 janar qarkullimi i mjeteve do të devijohet nga rruga e vjetër, e cila kalon përmes Levanit. Vendimi për mbylljen e tij u mor nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe kontraktori i punimeve, me qëllim përshpejtimin e ritmeve të punës, duke e vendosur atë në funksion të plotë përpara fillimit të sezonit veror.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve në bypass-in e Fierit duke bërë të ditur edhe planin e masave, që janë marrë për periudhën në të cilën qarkullimi në këtë segment do të jetë i bllokuar.

“Sipas të gjitha konsultave dhe duke parë të gjithë nevojën, sigurisht ne mund të vazhdonin ta linim hapur, por do të humbisnim kohë dhe do kishim kosto më të madhe. Ndaj kemi vendosur dhe ARRSH do të ndjekë gjithë procesin, që bypass-i i Fierit, për tu dorëzuar sa më parë dhe pa kosto shtesë, të mbyllet ditën e hënë në datë 27, për t’i dhënë mundësi kompanisë që të punojë sa më parë për të mbyllur të gjithë problematikat. Do akomodojmë dhe kërkesën e bashkisë së Fierit, për të mos pasur më përmbytje në segmentin nga ura e Hoxhares deri në urën e Semanit.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t’ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i bypass-it të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët dhe sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME