Kryediplomati grek Nikos Dendias zhvilloi një takim ditën e sotme në ambientet e Ministrisë së Jashtme shqiptare, ku u takua me homologun e tij Gent Cakaj. Përmes një postimi në faccebook, ministri Cakaj, ka bërë me dije se se në takimin e zhvilluar u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve, si dhe u theksua rëndësia e zgjidhjes së çështjeve dypalëshe. Gjithashtu Cakaj u shpreh se Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Sot me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Nikos Dendias, vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe. Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023. Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë .
