Categories Lajme

Mbyllja e pishinave, hoteli: E kemi me ujë deti, i padëmshëm

Pas vendimit për mbylljen e pishinave, si masë kundër Covid 19, po lulëzon konkurrenca e pandershme. Të konsideruara si aktivitete me risk të lartë infektimi, në urdhëresën e Komitetit Teknik të Ekspertëve pishinat ndaloheshin deri në datën 23 qershor, duke lënë vend për interpretim. Kështu shumë biznese rihapën pishinat, por u përballën me gjoba të majme dhe u kthyen përsëri në pikën zero. Duke iu referuar shifrave në rritje të të prekurve me COVID, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin e menjëhershëm për mbylljen e pishinave në të gjithë territorin e vendit, deri në një njoftim të dytë. Por, jo të gjithë bizneset e kanë respektuar këtë vendim. Ne redaksinë e emisionit ABC e mëngjesit ka ardhur një denoncim nga drejtuesit  e “Adriatik Hotel”, një prej hoteleve më të mëdha në qytetin e Durrësit.

Menaxherja Sarah Golja thotë se pishina e hotelit qëndron e mbyllur prej që prej datës 29 Maj duke u sjellë dëme të mëdha financiare. “Pas mbylljes së pishinës morëm shumë ankesa nga klientët, disa prej tyre madje u larguan, sepse ne kemi shumë turistë e familjarë që vijnë specifikisht për pishinën. Jo vetëm që u larguan klientët aktual, por turistë të tjerë largohen në vende të tjera kur u themi që pishina është mbyllur.” Sipas drejtuesve, pishina e tyre i respekton të gjitha rregullat për mospërhapjen e covidit, pasi është me ujë deti.

“Pishina jonë është me ujë deti nuk është si  të tjerat , unë këtu kam edhe analizat e ujit që janë bërë nga shteti jo nga privati që vërtetojnë se uji jonë është i shëndetshëm. Uji filtrohet çdo 4 orë  dhe studime nga Organizata Botërore e Shëndetit ose nga Universiteti I Michiganit,tregojnë se uji i detiti është i padëmshëm. Këta e dinë dhe vetë përderisa kanë lejuar plazhin.”, shprehet menaxherja. Golja thotë se në një verë normale kapaciteti I hotelit do të ishte 100% , por për shkak të pandemisë dhe mbylljes së pishinës hoteli po funksionon me 20% të kapacitetit. E pyetur nga gazetarja Romina Braho se nëse rrezikohet mbyllja e hotelit për shkak të mbylljes së pishinës Golja është shprehur: “Fatkeqësisht po! Këtu janë 100 vetë staf që duhen paguar, por nuk kanë se kujt ti shërbejnë pasi nuk është  mbushur as gjysma e hotelit.” Por, nga ana tjetër, emailit dhe mesazhet e shumta që kanë drejtuesit e hotelit kanë dërguar në instancat përkatëse duket se kanë rënë në vesh të shurdhër.

Përfaqësuesi ligjor i hotelit, Endri Çela, thotë se shumë hotele të tjera i kanë pishinat hapur, ndërkohë përgjigja nga portali “ Shqipëria që duam” ishte se sipas kontrolleve të tyre në terren asnjë pishinë nuk është e hapur dhe se vetëm një prej subjekteve kishte marrë paralajmërim pasi pronarët nuk e dinin se pishinat ishin të ndaluara. “Ne do e çojmë çështjen deri në fund sepse po shikojmë që po zhvillohet një konkurrencë e pandershme që po na dëmton shumë.”, shprehet Çela. Mjafton një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale nga publikimet e disa subjekteve, por edhe qytetarëve, për të kuptuar se disa pishina janë ende në funskionim duke thyer haptazi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME