Categories Lajme

Mbyllja e Tik Tok në SHBA/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Pse rasti i Amerikës nuk ngjan me Shqipërinë

TikTok do të ndalohet në SHBA nga e diela nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë kineze, ka vendosur Gjykata e Lartë e SHBA.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Brenton Kotorri tha se Trump mund të bëjë gjithçka për të hapur këtë rrjet social. Kjo, pasi Trump është popullor në Tik Tok.

“Ajo që është kërkuar nga Kongresi dhe nga Biden ka qenë mbyllja e Tik Tok, ku ruhen të dhënat e amerikanëve.  Do ndalohen rastet, kur shkelen të drejtat e amerikanëve për të drejtat e tyre për të dhënat personale. Sjell në vëmendje se Trump e kishte akuzuar se Tik Tok është platformë kineze dhe tha se është spiune, se infiltrohet në jetën e përditshme të amerikanëve. Por, pasi Trump kishte ndjekje të shumta në Tik Tok ndryshoi mendim për rrjetin social. Donald Trump ka një politikë pragmatiste. CEO i Tik Tok tha se falënderon Trump për mbështetjen. Pronësinë e Tik Tok nuk e ka tërësisht Kina. Tani Trump është mbështetës i Tik Tok dhe e ka akuzuar Biden për censurë. Nëse do ketë raste të rënda, mund të merren masa për Tik Tok. Nëse vërtetohet që TikTok cenon sigurinë kombëtare të SHBA, dhe këtu mund të merren masa”, tha Kotorri.

Kotorri tha se mbyllja e Tik Tok në Shqipëri nuk ngjan me procesin që ndodh në SHBA. Sipas tij, në Shqipëri ndodh mbyllja e Tik Tok, pas një rasti të rëndë që ndodh në popull dhe që ka lidhje me këtë rrjet social.

“Qeveria duhet të shikojë nëse Tik Tok mund të përdorë të dhënat e shqiptarëve. Në Shqipëri ndodh një skandal në popull me Tik Tok dhe merren masa. Pse? Kjo sepse qeveria duhet të japë shpjegime se përse nuk mbyllet Tik Tok. Nëse nuk kemi Tik Tok, nuk do të thotë se nuk do ndodhin krime. Tik Tok nuk ka filtra siç kanë rrjetet e tjera sociale. Pas vendimit për ta mbyllur rrjetin social, në parim partitë e reja do ta akuzojnë qeverinë. Nëse Arlind Qori, Shabani etj ta vërtetojnë që janë me shikueshmëri tepër të lartë në Tik Tok, atëherë kemi të bëjmë me sulm të drejtpërdrejtë, por kjo duhet vërtetuar gjithmonë”, u shpreh Kotorri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME