Categories Lajme

Mbyllja e universiteteve 3 ditë para nisjes së mësimit, Rama i gatshëm të rimbursojë studentët: Si do të veprohet me pagesat e konvikteve

Kryeministri Edi Rama i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp për procesin e Rindërtimit ka folur dhe për vendimin e mbylljes së Universiteteve 3 ditë para nisjes së procesit mësimor si dhe kostot e larta që tashmë studentët kishin paguar.

“Kjo është situatë lufte, që nuk mund të aplikohet në afatgjatë, këto masa vinë si rezultat i studimit të përditshëm të kurbës së numrave. Në të gjitha vendet rreth e rrotull mësimi bëhet online, ne nuk kemi ndaluar mësimin, ne kemi thënë që ai do të bëhet në distancë.

Të rinjtë luajnë një rol shumë të madh në përhapjen e virusit, pasi janë asimptomatik, dhe marrin në qafë pastaj dhe njerëzit më vunerabël në familje. Natyrisht që tarifa e paguar për konviktet, ose do të kalojnë për muajt e tjerë, nëse ata kthehen, ose do t’iu jepen mbrapsht.

Ajo që është e sigurt është se ne nuk po bëjmë asgjë befasuese nga ajo që kanë bërë të tjerët. Askush nuk bën dot plane të gjata, u bë çdo përpjekje deri në sekondën e fundit, 24 orë para se të ndodhte mbyllja është bërë një debat i madh, dhe u vendos për PO”, tha kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME