Categories Lajme

Mbyllje të çdo stacion karburanti që nuk tapos pompën manuale e nuk dorëzon kupon

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të mbyllen të gjitha pikat e karburantit që nuk taposin përfundimisht pompën manuale dhe nuk i dorëzojnë kupon konsumatorit.

Në një reagim pas aksionit të sotëm të nisur në terren për kontrollin e pikave të shitjes së naftës me pakicë në kryeqytet, Kryeministri Rama solli shembullin e mbylljes së një pike karburanti.

“Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundimisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit”, thekson Rama.

Kontrollet për pikat e shitjes së naftës me pakicë do të vijojnë nga veriu në jug të vendit, në mënyrë që bizneset të zbatojnë ligjin.

Administrata Tatimore në bashkëpunim me Drejtorinë e Metrologjisë do të fokusojnë inspektimet gjatë muajit gusht në pikat e furnizimit të karburanteve në të gjithë vendin, në 1200 subjekte dhe 3200 pompa që regjistron ky sektor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME