Një 16-vjeçar në Çekrezë të Kamzës është mbytur në një depozitë me ujë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Lajmin e bëri të diur Policia përmes një njoftimi, por nuk dha detaje shtesë rreth mënyrës sësi ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz-Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.