Categories Lajme

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, arrestohet i riu që ishte në motor uji me të

Indrit Bajraktari 24-vjeç, nga Postriba është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka fshehur ngjarjen ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e mbytur ditën e djeshme në Velipojë. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me motor uji dhe vajza ka rënë në ujë. Djali është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt. Ai është parë nga pushuesit dhe operatorët e plazhit që i kanë dhënë motorin e ujit me qira, të dalë i vetëm nga deti.

Këta të fundit kanë pohuar se djali ka hyrë në det i shoqëruar dhe ka dalë pa vajzën që ishte bashkë me të. Ditën e djeshme policia njoftoi se vajza u gjet e pajetë ditën e djeshme 700-800 metra larg bregut.

“Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femër, ende e pa identifikuar. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia një ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME