Categories Lajme

Me 150 km/h ‘fluturoi’ në rrugët e Tiranës, gazetari flet për shoferin e BMW-së luksoze

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka komentuar aksidentin tek ambasada italiane, ku një makinë me shpejtësi 150 km/orë përplasi një makinë tjetër që po lëviste kundrejt rregullave të qarkullimit rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vd ekja e sigurtë.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përp lasi një makinë Skoda. Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Hoxha tha se është e pajustifikueshme shpejtësia me të cilën ai lëvizte në një qendër të banuar. Sipas tij, ngjarja nuk është një aksident, por është një vr asje me dashje.

“Si ka shkuar me 150 në orë brenda në zonë të banuar. Lëre që nuk e ka vr arë mendjen për semaforin a është jeshile a portokalli. Fajin e kanë institucionet tona që në kohë me shi nuk e nxjerrin ujin jashtë, por e mbajnë ujin brenda. Shumica më e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dinë dhe nuk kanë aftësinë që të drejtojnë mjetin. Gjobat janë rritur, rrugët më të mira po numri i aksidenteve është po njëlloj. Ajo 1 mujori i marrjes së patentës nuk është i mjaftueshëm. Ai nuk është aksident, ajo është vr asje me dashje, ti e di shumë mirë se me çfarë shpejtësi po ecën, e di shumë mirë se çfarë mund të shkaktojë shpejtësia jote”,- tha gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME