Categories Lajme

Me 167 km në rrugë, çfarë ndodh natën në Tiranë

Në zonën e Unazës së re, nga pallati me shigjeta në Teg dhe anasjelltas, të rinjtë bëjnë gara çdo natë me makina. Ata jo vetëm që rr.ezikojnë veten e tyre, por janë kthyer në një shq.etësim shumë të madh të banorëve që janë në zonat ku kalon unaza e re. Çdo natë pas mesnate, garat me makina nuk ndalojnë thuajse deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe pse pólicia thotë se bën kontrolle çdo natë, sërish të rinjtë nuk kanë të ndalur. Mbrëmjen e djeshme njëri prej tyre është kapur duke udhëtuar me 167 kilometra në rrugë. Vijon kontrolli me Radar , për të parandaluar ak.sidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar  9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj . Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alk.oolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l Mos nxitoni për të arritur fundin. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e pijes pasi në cdo rrugë ju pret drageri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME