Categories Showbiz

Me 258 km/h, Gjiko tregon detaje për aksidentin

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ai ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, ku ndër to ka cekur edhe gushtin e vitit 2017, ku jeta e tij ishte në fije të perit. Bëhet fjalë për një aksident të madh me veturë, të cilin e kishte pësuar gjatë një udhëtimi me menaxhmentin e tij rrugës për në Shëngjin. Reperi me prejardhje nga Peja ka bërë të ditur se në momentin që ka ndodhur aksidenti, vetura ku ai ndodhej ishte duke lëvizur me afro 260 kilometra në orë.  “Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë [në tunel], edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë”, tha fillimisht Gjiko.

Por reperi i hitit “Si me def”, u shpreh se nuk ka qenë kjo arsyeja se pse është shkaktuar aksidenti. “…por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, tregoi Gjiko. Tutje, reperi u shpreh se të gjithë kishin shpëtuar pa lëndime ani pse vetura ishte demoluar plotësisht, ndërkohë që ai menjëherë ishte interesuar të gjente një veturë tjetër, që mos te humbiste koncertin e planifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME