Categories Lajme

“Më akuzuan se i vodha gjerdanin vjehrrës”, 26-vjecarja rrëfen divorcin

Divorci është një plagë familjare që bëhet edhe më i vështirë kur partnerët ndahen pa mirëkuptim. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, këtë të hënë u trajtua historia e një 26 vjeçarje, nënë e 3 fëmijëve e cila pak muaj më parë është divorcuar nga bashkëshorti emigrant në Itali. Pas ndarjes ish-bashkëshorti i ka kthyer shpinën dhe nuk i jep asnjë ndihmë për rritjen e 3 fëmijëve të mitur të cilët tani kanë gjetur strehë tek shtëpia e gjyshërve nga nëna.

Cifti u njoh me shkuesi 8 vite më parë kur vajza ishte vetëm 18 vjeç. Martesa pati ulje ngritjet e saj derisa ndërhyrja e një të treti prishi gjithcka.

Evis Ahmeti: Si je ti dhe fëmijët e tu?

Gruaja: Faleminderit dhe babait jam mirë se më kanë ndihmuar

Evis Ahmeti: Sa kohë ka që nuk komunikon me fëmijët?

Gruaja: Ka që në fillim të prillit që nuk flet me asnjë nga 3 fëmijët

Evis Ahmeti: Si u njohe me bashkëshortin?

Gruaja:  Isha 18 vjec isha me mamin në Pazar për të blerë vezë. Në dyqan ishte një zonjë që më vonë u bë vjehrra ime. Ajo bisedoi me mamin dhe më pëlqeu mua.

I tha hallës dhe kështu ndodhi ndërmjetësimi. Pas 3 ditësh erdhi më kërkoi dorën. Unë isha 18 vjeç ndërsa ai 26 vjec. Në fillim e pashë nga larg. Pastaj dolëm 2 familjet dhe u pëlqyem.

Evis Ahmeti: Ti e kishe mbaruar shkollën?

Gruaja: Kam bërë vetëm 9 klasë shkollë sepse për arsye ekonomike nuk e kam vazhduar.

Evis Ahmeti: Sa fëmijë jeni në familje?

Gruaja: Ne jemi 4 fëmijë. 2 motra dhe 2 vëllezër. Motra është e martuar. Unë isha e para nga familja që u martova.

Evis Ahmeti: Çfarë të pëlqeu tek ish-bashkëshorti?

Gruaja: Ishte i pashëm dhe komunikonte shumë sjellshëm kjo më bëri ta pëlqeja. Më thoshte fjalë që më jepte siguri.

Evis Ahmeti: Si e ëndërronit ju familjen?

Gruaja: Ne dëshironim të kishim një shtëpi. Të punonim të 2 në Itali dhe të ktheheshim në vend. Kjo ëndërr nuk u bë realitet. 1 javë pas dasme mua më akuzuan si hajdute sepse më thanë i kam marrë një gjerdan vjehrrës. 5 minuta më vonë gjerdanin e nxorri kunati ku e kishte fshehur.

Kunati ka qenë shkaku i konflikteve. Ai ka qenë 28 vjec në atë kohë. Ai ishte xheloz për raportin që kishte im shoq me të ëmën. Unë e kam kuptuar që kjo mardhënie nuk ecte. Kërkova divorcin pa ardhur fëmijët, por burri nuk pranonte.

Evis Ahmeti: Si e ke takuar kunatin për herë të parë?

Gruaja: Ka qenë shumë i ftohtë edhe me mua edhe me të vëllain. Ai nuk më pranonte sepse unë isha nga fshati. Vjehrra ka mbajtur anën e kunatit ndërsa vjehrri mbante anën time.

Burri vendosi të iknim në Itali ku qëndruam 8 vite. Kur nuk flisnim me ata ishim familja më e lumtur në botë ndërsa kur flisnim me ata burri bëhej nervoz.

Evis Ahmeti: Kush ishte shkaku?

Gruaja: Shtëpia e vjehrrit. Sepse donin t’ja linin kunatit dhe burri të mbetej pa gjë. I thanë në telefon lëre gruan të marrësh pronën. Nuk e di pse vjehrra donte të na ndante.

Evis Ahmeti: Si je sjellë ti me vjehrrën?

Gruaja: Shumë mirë. E ndihmoja. Zgjohesha që në 5 të mëngjesit. Pas sherrit për gjerdanin gjërat ndryshuan. Më kritikonte si vishesha rregullohesha apo pastroja shtëpinë. Më pas unë ika në Itali

Evis Ahmeti: Cfarë ndodhi më pas?

Gruaja: Për pushimet e verës unë vija në Shqipëri ndërsa burri më thoshte që do të rri të punoj të marr lekë. Asnjëherë nuk më shoqëronte derisa zbulova se kur unë nuk isha ai kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me një rumune. Tradhtinë e zbulova nga mesazhet.  Ai nuk e pranoi,por më pas ai nisi bashkëjetesën me të.

Evis Ahmet: Çfarë thonin sms?

Gruaja: Ishin fjalë intime. Ai e bëri hapin e parë të ndarjes. Më ka kërkuar të ndaheshim dhe të bëja unë ndarjen por më pas e bëri ai.

Muajin e fundit ai nuk solli rrogën në shtëpi. Unë  panolinat e djalit i merrja në ndihmat e shtetit. E denoncova në polici. Në shtëpi rrinte vetëm 1 orë.

Ai mori babain tim në telefon dhe i tha a mund ta sjell vajzën dhe 3 fëmijët të rrijnë pak muaj tek ju se jam me borxhe. Më solli tek babai dhe nuk më mori më. Gjykata vendosi si pesion ushqimor 210 mijë lek por ai as atë s’e jep

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME