Një foto e kryeministrit Edi Rama duke pirë cigare në një lokal që ka qarkulluar sot në rrjet, ka sjellë reagimin e këtij të fundit.
Fotoja është publikuar nga faqja e njohur e memeve Brryli Broadway, për të cilën kryeministri është shprehur se e ka përzemër.
Mirëpo, për këtë foto Rama nuk ka hezituar të japë një reagim, ku sqaron se është realizuar në një ambjent të hapur në Lungomare të Vlorës.
Rama ndërkohë ka venë re që gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë “like” postimit të Brryli Broadway. Në mesazhin e tij, Rama ka përdorur të folmen tironse.
Mesazhi i plotë:
O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni? Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir?
Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve
Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot
Ik futu ndet tashti hajt e me men nkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit.Korrieri

