Categories Lajme

Me foshnjat në krahë drejt “ëndrrës angleze”, kalvari i vuajtjeve të emigrantëve shqiptarë

Agjenti Eraldo Harlicaj dhe ekipi i xhirimit të “Piranjave” këtë herë është zhvendosur në bregdetin e “Dunkirk” në Francë, aty ku janë të grumbulluar më shumë se 5 mijë emigrantë nga disa vende të ndryshme të botës të cilët synojnë që të kalojnë detin dhe të shkojnë në Britaninë e Madhe.

Përmes kameras së “Piranjave” dhe punës kolosale të bërë nga Eraldo Harlicaj, ju keni parë se në çfarë torturash, tmerri, lodhjeje por dhe pasigurie për jetën kalojnë emigrantët shqiptarë por edhe të tjerë, të cilët ëndërrojnë për të shkuar në Britani.

Siç edhe e keni parë në video ata që drejtojnë trafikun njerëzor në Francë janë kurdë, ndërsa shqiptarët bëjnë vetëm rolin e sekserit.

Përmes rrëfimeve të bëra për “agjentin” Eraldo Harlica, emigrantët rrëfejnë se shpesh kurdët qëllojnë edhe me armë zjarri duke lënë njerëz të plagosur, në rast se atyre ju prishen pazaret.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rrugëtim pafund, është e në kam sheh edhe fëmijë të vegjël, të cilët njëlloj si prindërit e tyre duhet të kalojnë natën në çadra, të pangrënë, por edhe të ecin për orë të tëra në këmbë për të arritur në destinacion, aty ku është gomonja që do i kalojë përtej detit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME