Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti në rrugën Transballkanike. Ai ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës pasi është goditur me mjet prerës dhe ndodhet i shtruar në reanimacion në Spitalin Rajonal të Vlorës. Cakrani, i cili është edhe avokati i Ilir Metës, u transportua me urgjencë në spital pas sulmit të ndodhur rreth orës 13:30, teksa po furnizonte automjetin me karburant. Sipas raportimeve se ai ka dëmtime serioze në kokë dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Si ndodhi ngjarja

Sipas policisë, konflikti ka nisur për shkak të mënyrës së parkimit të automjetit të avokatit, që sipas dy të rinjve kishte bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera në pikën e karburantit. Fillimisht ka pasur ofendime verbale, ndërsa më pas njëri prej tyre ka hyrë nga dera e pasagjerit dhe e ka goditur me mjet prerës në kokë.

“Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar. Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.”, njoftoi policia e Vlorës.

Dëshmia e avokatit

Vetë Cakrani ka deklaruar se autorët janë dy persona të panjohur për të dhe se sulmi ndodhi papritur. Avokati shtoi se ka marrë kërcënime në rrjete sociale për shkak të profesionit dhe çështjeve sensitive që ndjek, por nuk mund të konfirmojë nëse sulmi lidhet me to. Ai theksoi se lëndimet i ka vetëm në kokë.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi. Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, u shpreh Cakrani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME