Categories Lajme

“Më goditi me shkop, më nxiu”, nusja denoncon vjehrrën, përplasje e ashpër para kamerave: Të zëntë rrufeja

Emisioni Fiks Fare ka sjellë një histori tronditëse dhune dhe përplasje familjare nga fshati Domen i Kryevidhit në Rrogozhinë, ku një nuse akuzon publikisht vjehrrën e saj për dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme.

Leonora Kola, nënë e një fëmije të mitur, jeton në një dhomë të vetme, në kushte të rënda ekonomike dhe thotë se ndodhet çdo ditë përballë frikës, ofendimeve dhe kërcënimeve.

“Për një kapak bidoni më goditi dhe më nxiu në kofshë. Kjo nuk është hera e parë. E kam njoftuar policinë disa herë, por më thonë: ‘Mos u zini!’ Shteti nuk më mbron,” thotë nusja me lot në sy për vjehrrën.

Leonora tregon se bashkë me bashkëshortin dhe fëmijën jetojnë në një dhomë të vetme brenda banesës së përbashkët me vjehrrin. Tualet nuk kanë dhe lahen në oborr. Sipas saj, shpeshherë i ndalohet edhe uji.

“Më thotë: ‘Nuk do marrësh as pikën e ujit!’ Madje më kërcënojnë se do më nxjerrin nga shtëpia. Po ku të shkoj me fëmijën tim?” – shprehet ajo.

Në anën tjetër, vjehrra mohon dhunën, duke e justifikuar me fjalët “E preka me një shkop, po nuk e godita shumë. Ajo i ka fajet, na ka sjellë vetëm telashe që kur erdhi. Ka thënë se djali është i burrit tim, për këtë arsye burri im bëri burg!”

Akuzat janë të rënda, ndërsa konfliktet mes tyre vazhdojnë edhe në prani të kamerave. Familja përfshihet në debate të ashpra, të shoqëruara me ofendime, madje edhe dhunë verbale e fizike. Madje para gazetarëve vjehrra i lutet Zotit që nusen ta zërë rrufeja. Gjatë përplasjes me fjalë, në një moment tensioni, vjehrra godet në fytyrë edhe burrin e saj.

I pyetur nga gazetarët djali i shtëpisë thotë se nëna është gabim dhe se mbështet gruan dhe familjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME