Categories Lajme

Me heroinë, ekstazi dhe kanabis, policia arreston djalin e ish-deputetit socialist

Djali i ish-deputetit socialist Dashamir Peza raportohet se është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me sasi droge me vete.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi pak ditë më parë ndalimin e djalit të Pezës në Shëngjin të Lezhës, duke akuzuar se ishte aty për t’i shpërndarë drogë të rinjve që merrnin pjesë në një koncert veror disa ditor.

Ndërsa së fundmi ka dalë edhe komunikata e policisë që e konfimon këtë rast.

“Më datë 02.06.2022, ora 16:46, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Dashamit Peza, pasi në orën 13:15 në Shëngjin, Lezhë, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur se sekuestruar 2.77 gram Canabis Sattiva, 2.27 gram heroinë, 20.16 gram ekstazi”, thuhet në njoftim. Referuar të njëjtit burim, ndaj Gëzim Pezës rëndon akuza e parashikuar nga Neni 281/1 e Kodit Penal – “Trafikimi i narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME