Categories Lajme

“Më jep para se të publikoj fotot”, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi akuzohet ishte shpallur në kërkim. I riu akuzohet se shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare. Sipas uniformave blu është prangosur M. K., 26 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit ishte në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”.

Në mënyrë të përsëritur 26-vjeçari ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime. Finalizohet operacioni policor i koduar “Pagesa e fundit”. Operacioni i zhvilluar nga sektori  i Hetimit  të Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 26 vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim  pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi vlere monetare. Strukturat hetimore  të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime. Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME